Pas përfundimit të Kuvendi Zgjedhor të LDK-së për të parin e partisë, Lutfi Haziri ka uruar fituesin e këtij procesi, Lumir Abdixhiku duke i dhënë mbështetje të plotë në rrugëtimin e tij si kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
“Urime dhe shëndet dhe do të qëndroj prapa në çdo kohë. LDK-ja është më e madhe dhe vetë shteti i Kosovës që kemi për të punuar pa u ndalur. Kryetari i katërt është kryetari më i ri i skenës politike”, tha Lutfi Haziri.
Po ashtu, kandidati tjetër Besian Mustafa falënderoi secilin kandidat për mbarëvajtjen e Kuvendit dhe tha se do ta vazhdoj ta mbështet LDK-në.
“Uroj secilin për mbarëvajtjen. Lumir urime suksese nga sot. Mua, Lutën na ke ushtar të vizioneve të tua”, ka thënë Mustafa.