Pas tragjedisë në Gjilan ku mbetën të vrarë pesë persona të njëjtës familje, në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe kreu i kësaj komune, Lutfi Haziri, raporton Ekonomia Online.
Haziri ka thënë se ka pasur takim me gjitha institucionet e sigurisë që sa më shpejt të zbardhet e vërteta.
“Unë kam pasur një takim me institucionet e shtetit për të zbardhur të vërtetën, dhe ne si komunë do të jemi pranë familjes, atyre që kanë mbetur, pra xhaxhait dhe së bashku me përfaqësues fetarë do t’i kryejmë të gjitha procedurat fetare. Unë do të shpall një ditë zie për këtë familje në qytetin e Gjilanit, Dita e zisë do të vendoset ditën kur edhe do të bëhet”, ka thënë Haziri.
Ai ka thënë se për këtë familje nuk ka ekzistuar asnjë problem, dhe sipas tij, familjarët e mbetur të vrarë janë shquar në qytet si djem të mirë.
“Asnjë problem, është një familje e respektuar dhe policia do ta sqarojë problemin. Versioni i vërtetë do ta shpallë atë se çfarë ka ndodhur në këtë familje. Djemtë kanë qenë veprimtarë unë i kam njohur të gjithë. Ajo familje meriton respekt për atë se çfarë i ka ndodhur kësaj familje”, ka thënë Haziri.