Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se fitorja e kandidatit të tyre për kryetar të Podujevës, Nexhmi Rudari është e sigurt.
Haziri tha se gjithçka do të varet nga pjesëmarrja e qytetarëve dhe sipas tij kjo është sfida e vetme e LDK-së të dielën.
“Besoj që LDK do të delë mirë këtë të diele. Besoj që përkundër situatës pandemike LDK do të dalë parti fituese. Do të varet nga pjesmarrja,sa do të dalin në zgjdhje. Podujeva është në zonën e kuqe. Kjo është ajo që unë e shoh si sfidë”,ka thënë Haziri në Kanal10.
Nexhmi Rudari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Shpejtim Bulliqi i Lëvizjes Vetëvendosje (VV) dhe Naim Fetahu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) janë në garë që të marrin mandatin afatshkurtër deri në zgjedhjet e ardhshme komunale 2021.