Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, është përfolur si kandidat për kryeministër nga kjo parti, pasi kryeministri në largim, Isa Mustafa, konfirmoi se nuk synon kandidimin për kreun e ekzekutivit në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit.
Haziri, në një prononcim për arbresh.info është shprehur se sot për LDK-në janë interes kapital koalicionet dhe hapja e listës për emra nga shoqëria civile.
“Emri i të nominuarit bëhet me dije sa të përfundojmë koalicionet,” është shprehur Haziri.
Partitë politike janë në vlugun e bisedimeve për aleanca të mundshme për zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë afat deri më 16 maj, të martën, partive politike për koalicionet të mundshme parazgjedhore.