Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka deklaruar se kjo komunë është shembulli më i mirë i stabilitetit dhe sigurisë
Këto komente, Haziri i bëri pas takimit me komandantin e KFOR-it, Michele Risi.
“E njoftova gjeneralin e KFOR’it për sigurinë dhe stabilitetin që e ka Gjilanit, falë angazhimit të ushtarëve, policëve dhe të mdandatit që e ka NATO. U jemi shumë mirënjohës për mbështetjen e madhe. Tashmë, pjesën më të madhe të punëve e kanë institucionet e vendit, por Gjilani është shembulli më i mirë i stabilitetit dhe sigurisë”, ka deklaruar Haziri pas takimit.