Haziri i pikëlluar për vdekjen e dy të prekurve me Coronavirus nga Gjilani

Prishtinë | 18 Kor 2020 | 12:17 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se me pikëllim të thellë e ka pranuar lajmin për humbjen e betejës me Covid-19 të dy bashkëqytetarëve, prokurorit të respektuar Ismet Ukshini (1961) dhe Rexhep Baxhakut (1945) i cili ka shërbyer si taksist.

Haziri ka njoftuar se të dy personat në fjalë kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

“Në emër të Komitetit për menaxhimin e përhapjes së #COVID19, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve. Do t’iu qëndrojmë afër për ta përballuar dhembjen”.

“Apeloj që t’i respektoni masat mbrojtëse sepse po përballemi me një virus shumë të rrezikshëm”.

https://www.facebook.com/hazirilutfi/posts/4345301515510214
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme