Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’ua përmbush kërkesat transportuesve publikë “Anamorava”.
Haziri ka thënë se këto kërkesa të transportuesve janë të arsyeshme, duke e marrë parasysh faktin se janë shërbyes publikë.
Ndryshe, nga dje transportuesit publikë në Gjilan dhe në mbarë Kosovën kanë hyrë në grevë, duke ndërprerë të gjitha linjat e transportit të udhëtarëve, deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.
Shoqata e Transportuesve rrugorë të Kosovës, në shenjë proteste për mos kompensimin e humbjeve gjatë mbylljes për shkak të pandemisë ka pezulluar qarkullimin e autobusëve.