Drejtuesit e Komunës së Gjilanit kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës ta zbatojë vendimin dhe të lejojnë që universiteti i Gjilanit “Kadri Zeka” të vendoset brenda hapësirës 7-hektarësh të Kazermës së Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Gjithashtu është kërkuar që të përshpejtohet me procesin e zhvendosjes së Policisë Regjionale të Gjilanit në një lokacion tjetër, ngase ata synojnë rrënimin e objekteve publike, të cilat gjenden në qendër të qytetit dhe të hapet rruga për ndërtimin e objektit të ri të komunës, shkruan sot Koha Ditore.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është shprehur i bindur se Universiteti i Gjilanit dhe FSK-ja nuk do të pengojnë njëri-tjetrin nëse ushtrojnë veprimtarinë brenda perimetrit të kazermës.