Haziri: LDK-ja, besë dhe shpresë për Kosovën

Prishtinë | 01 Shk 2021 | 19:23 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, thotë se ka qenë pjesë e Konventës online të Partive Popullore Europiane.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Haziri thotë se anëtarët e EPP i ka njoftuar për rolin e LDK-së në qeverisje, menaxhim të pandemisë dhe çështje tjera të rëndësishme.

Thotë se BE ka dhënë përkrahje të jashtëzakonshme për Kosovën dhe për këtë ai ka shprehur falënderim.

Shkrimi i plotë i Hazirit në Facebook:

Në Konventën online të Partive Popullore Europiane, në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e njoftova EPP dhe kolegët për rolin e LDK’së në qeverisje, menaxhimin e pandemisë, zgjedhjet e parakohshme për Kuvend të Republikës dhe për lajmin e madh për marrëveshjen bilaterale Izrael-Kosovë për njohjen.

Presidenti i EPP, z. Donald Tusk dhe sekretari gjeneral z. Lopez, uruan LDK-në dhe Kosovën për këtë të arritur, duke e mbështetur pa rezervë partinë e besës dhe shpresës për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.

Në emër të LD-së, falënderova BE-në për përkrahjen e jashtëzakonshme dhënë Kosovës në të gjitha proceset.

LDK, besë dhe shpresë për Republikën!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme