Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me rastin e festës së flamurit ka ndarë mirënjohje për personalitetet që janë dalluar në disa fusha në këtë vit dhe post mortum për kontributin jetësor.
I pari i Gjilanit tha se që nga ky vit institucioni që ai drejton do të ndaj mirënjohje për njerëzit e dalluar në fushat e tyre, institucionet si dhe për ata të cilët nuk janë në mesin tonë, njofton komuna e Gjilanit, përcjellë Klan Kosova.
“Nga ky vit për herë të parë kemi vendosur të ndajmë mirënjohje për njerëzit më të dalluar në fushat e tyre dhe institucionet dhe për ata që nuk janë në mesin tonë, por që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm deri në sakrifikim”.
Të vlerësuarit me mirënjohje janë:
Sylë Zarbinca, mirënjohje post mortum për angazhimin e jashtëzakonshëm në shërbim të atdheut deri në sakrifikim
Alban Ramushi, komandant i stacionit policor në Gjilan
Naim Efendi Aliu, kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës,
Lumjan Ramadani, tetar nga Batalioni i Parë, Brigada e Reagimit të Shpejtë (FSK)
Batalioni i Parë, Brigada e Reagimit të Shpejtë
Hyrije Baftiu, punëtore e Bibliotekës së Qytetit.
Post Mortum për punënjësit e arsimit:
Vehbi Ferizaj,
Sabri Nexhipi – Ahmeti
Muharrem Halimi
Milazim Idrizi
Ismajl Ismajli
Xhevat Ajvazi