Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri u ka shprehur ngushëllime familjes së ish-drejtorit të Spitalit të Gjilanit, Nisret Hajrullahut, i cili vdiq dje.
Haziri ka thënë se Gjilani ka humbur një person shumë të rëndësishëm.
”Gjilani sot humbi njeriun e mirë, babain e familjarin, dr. Nysret Hajrullahu. Udhëheqës i shëndetësisë, mjek e mik i nderuar. Ngushëllime familjes e personelit shëndetësor”, shkroi Haziri në facebook.
Haziri shtoi se Gjilani mban zi për luftëtarin për shëndetin publik dhe veprimtarin për liri e pavarësi.