Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri ka folur për kandidatin për kryeministër të kësaj partie në zgjedhjet e jashtëzakonshme. Ai nuk e përjashton mundësinë që kryeministri aktual në detyrë, Avdullah Hoti, të rikandidohet për këtë post.
“Me vetë faktin se unë thash që nuk e kemi komoditetin me nxjerr një emër ose dy emra sonte, tregon qartë se ne jemi duke e bërë vlerësimin. Z.Hoti të shtunën para kryesisë paraqiti një pasqyrë të punës së qeverisë’, thotë Haziri.
“Kjo nuk e përjashton z.Hoti. Përkundrazi i jep përparësi në këtë debat të brendshëm. Duke qenë kryeministri ne dëshirojmë me i ruajt arsyet pse e kemi kandidu herën e kaluar për kryeministër i cili ka ardhur si kryeministër i pakicës”, tha Haziri në RTV Dukagjini.
“Qeveria e pakicës i ka dhimbjet e veta, vështirësitë e veta dhe u pa përfundimisht që jo me vendim të Kuvendit siç ndodhi me qeverinë LDK-VV, por me vendim të Gjykatës Kushtetuese”, shtoi ai.
“Nuk kish vendim as të Qeverisë, as LDK’së e as partive të tjera politike përveç VV’së e cila ka shkaktuar rastin dhe në fund gjyqtarët e sollën një vendim final të cilin ne e kemi pranuar”, tha Haziri.