Haziri nuk pranon të tregojë qëndrimin e LDK-së, arsyetohet se s’është deputet

Prishtinë | 03 Pri 2021 | 19:20 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, nuk ka pranuar të tregojë për qëndrimin e LDK-së pasi Vetëvendosje tërhoqi iniciativën për ndryshime në Ligjin për Zgjedhje.

Ai është arsyetuar se nuk mund të deklarohet pasi s’është deputet.

Para tij nga mbledhja e Grupit Parlamentar të LDK-së kanë dalë deputetët Armend Zemaj e Valentina Bunjaku të cilët s’u deklaruan.

Më herët gjatë ditës, Haziri u shpreh se LDK-ja do të marrë pjesë në seancën e votimit të presidentit, por më pas LDK-ja kërkoi tërheqjen e amendamentimeve të Ligjit për Zgjedhje. VV-ja tërhoqi iniciativën pasdite, pak para orarit të paraparë për nisjen e seancës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme