Haziri: Organet e rendit të hetojnë vjedhjen e votave, lavdi ju qoftë marria

Prishtinë | 18 Jan 2026 | 18:32 | Nga Ekonomia Online

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar pas rinumërimit të votave.

Haziri, përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar që organet e rendit ta hetojnë deri në detaje, siç e ka quajtur ai, makinerinë e vjedhjes së vullnetit të popullit.

“Aty ku gara bëhet kush qeveris më keq, del që edhe gara kush vjedh më shumë është mendësi dhe vjedhja e votës është e vetmja mundësi që u duhet. Organet e rendit duhet ta hetojnë deri në detaje këtë makineri të vjedhjes së vullnetit të popullit. Lavdi ju qoftë marria!”, ka shkruar Haziri.

Të ngjashme