Haziri: Pas disa muajsh, në Gjilan për herë të parë nuk është regjistruar asnjë rast me Covid-19

Prishtinë | 20 Maj 2021 | 18:58 | Nga Ekonomia Online

Pas disa muajsh, në Gjilan për herë të parë nuk është regjistruar asnjë rast i ri me Covid-19.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se ky është një lajm i mirë, anipse njoftoi se aktualisht janë 40 raste aktive me koronavirus.

“Covid-19 është në mesin tonë dhe deri në vaksinim duhet të vazhdojmë me disiplinë, sipas rekomandimeve të IKSHPK. #Kujdesu për vetën dhe familjen tuaj!”, ka shkruar Haziri në Facebook.

Ai madje njoftoi edhe për pasqyrën e përgjithshme të Covid-19 në Gjilan.

“Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 21152 mostra, 6401 kanë rezultuar pozitivë, 6215 janë shëruar, 144 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 40 raste janë aktive, të hospitalizuar me Covid janë 16 persona, dhe 86 mostra në pritje për rezultat”.

Kujtojmë se sot në Kosovë u konfirmuar 55 raste me Covid-19.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme