Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar, Lutfi Haziri, tha se është i kënaqur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, raporton Ekonomia Online.
“Procesi i votimit të fshehtë duhet të shkojë deri në fund, qoftë edhe me një raund tjetër”, ka thënë Haziri.
Ai i ka hedhur poshtë hipotezat se mund të ketë ndonjë marrëveshje në mes të procesit të brendshëm zgjedhor.
Ai ka folur edhe për dy kundërkandidatët e tij, teksa ka thënë se është i lumtur me sjelljen e tyre.
“Jam i lumtur dhe krenar me sjelljen. Lumiri dhe Besiani janë miq të mirë. Janë emra kredibilë për me udhëheq LDK-në”, ka thënë Haziri.
Ai ka thënë se “koha në LDK është me punu”.