Haziri për aksionin e pastrimit: Gjilanin së bashku mund ta bëjmë shembull në Ballkan

Prishtinë | 16 Sht 2018 | 14:05 | Nga

Në Gjilan aksionit “Ta pastrojmë Gjilanin”, për largimin e mbeturinave iu kanë bashkangjitur edhe Kompania Regjionale e Ujit “Hidromorava” dhe “Ekohigjiena” që stafi i këtyre ndërmarrjeve ka pastruar lokacione të shumta prej nga mundësohet furnizimi me ujë të pijes për të gjithë qytetarët e Gjilanit, por njëkohësisht kanë transportuar edhe mbeturinat për në deponinë regjionale, transmeton Ekonomia Online.

Gjatë gjithë kohës me pjesëmarrje të madhe kanë pastruar dy këto kompani dhe shumë të tjera në Gjilan.

Kryetar Lutfi Haziri ka shprehur falënderimin e tij për të gjithë qytetarët që janë bashkuar në aksionin “Ta pastrojmë Gjilanin”, të gjitha institucionet, kompanitë, shkollat, universiteti, institucionet e sigurisë dhe drejtësisë, operatorët privat dhe të gjithë pjesëmarrësit në përgjithësi pa dallime.

“Jemi së bashku në këtë aksion dhe Gjilanin do ta bëjmë qytet shembull jo vetëm në nivel vendi por edhe në regjion. Qytetaria gjilanase është me kulturë të lartë dhe jam i bindur se pastërtia do të ruhet dhe hapësira publike do të mirëmbahet”, ka thënë mes tjerash Haziri, sipas komunikatës nga komuna.

Punëtorët e ndërmarrjes “Hidromorava” dhe “Ekohigjiena” kanë përkrahur aksionin “Ta pastrojmë Kosovën” e në këtë rast “Ta pastrojmë Gjilanin”, që janë fokusuar në pastrim, rregullim dhe gjelbërim të hapësirave tek Penda e Përlepnicës, Lumin Stanishorka, lokacionin “Te Baja”, burimin e ujit në fshatin Velekincë, pastaj rezervuarin në kodrën e dëshmorëve dhe hapësirat para objekteve të tyre.

Bartja e mbeturinave për në deponinë regjionale është bërë nga kompania “Ekohigjiena”, e cila bartjen e ka filluar nga orët e pasdites së djeshme dhe kanë vazhduar deri në orët e vona të natës për të vazhduar edhe sot me intenzitet të shtuar.

Sipas të dhënave zyrtare të ndërmarrjes ekohigjiena, ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme janë mbledhur mbi 25 mijë kilogram mbeturina, ku përfshihen mbeturinat e grumbulluara në gjithë territorin e Komunës së Gjilanit, shkollat, varrezat, fshatrat, rrugët kryesore etj, që dominante ka qenë materiale të ndryshme nga plastika.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme