Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka komentuar sot mocionin që ka iniciuar Lëvizja Vetëvendosje për rrëzimin e Qeverisë Hoti.
Kreu i Gjilanit, pas takimit me Ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliun tha se nuk është hera e parë që partia e Albin Kurtit ka bashkëpunuar me PDK-në.
Haziri ka thënë se LVV kishte bashkëpunuar me PDK-në edhe në vitin 2017-të.
Ai thotë se javëve të fundit kabineti është duke kryer punën e saj më mirë.
“Nuk është hera e parë, VV ka bashkëpunuar me PDK-në edhe në vitin 2017 kur e kanë rrëzuar Isa Mustafën, unë besoj shumë që është çështje e tyre, kabineti po e kryen punën e vet në mënyrën më të mirë javët e fundit dhe stabiliteti varet me angazhimin në Kuvend”.