Haziri për zgjedhjen e presidentit: Do të kultivojmë stabilitet politik, Osmani duhet të kthehet në LDK

Prishtinë | 10 Mar 2021 | 13:35 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

LDK-ja do të kontribuojë në stabilitetin politik, ka thënë Lutfi Haziri, kur u pyet rreth zgjedhjes së presidentit. Haziri, pasi shpalli kandidaturën për të drejtuar partisë, shtoi se ka ardhur koha që Vjosa Osmani të rikthehet, raporton Ekonomia Online.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në një konferencë për medie, tha se roli i LDK-së karshi çështjes së presidentit do të qartësohet pas 15 marsit, kur do të përfundojnë zgjedhjet e brendshme të kësaj parti.

“LDK-ja do të vazhdojë të kultivojë stabilitet politik. Rolin tonë do ta qartësojmë pas zgjedhjeve. Ka probleme serioze për shkak të dialogut dhe natyrisht problemet e brendshme. Por, LDK-ja si gjithmonë do të jetë për stabilitet”, tha Haziri.

“Kurrë s’e kam pa jashtë LDK-së (Vjosa Osmanin). Rënia e LDK-së ka ndodhë në kohë të shkurtër dhe duhet me pa këtë periudhë kohore ku ka qenë problemi. Ka ardhë koha m’u pajtu edhe m’u kthy në LDK dhe me dhënë kontribut”, u shpreh ai.

Haziri ka thënë se dy kandidatët tjerë për të parin e LDK-së, Anton Quni dhe Lumir Abdixhiku janë kolegë të respektuar dhe të njëjtit i ka miq.

Tutje, ai shtoi  se është kundër një ndarje të brendshme të LDK-së, duke iu referuar deklaratës së Xhafer Tahirit, i cili publikisht tha se e përkrah Abdixhikun në këto zgjedhje.

“Nuk kam bërë ekip dhe mekanizëm, unë besoj që e vlefshme është me pasë debat të hapur dhe të mos ketë ndarje të brendshme. Me kënd bëhet Xhafa humb, e vërtetë është kjo”, tha tutje ai.

https://vimeo.com/521827631

Të ngjashme