Haziri: Pres marrëveshje për kandidaturën time

Prishtinë | 29 Kor 2019 | 21:46 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i LDK-së dhe kryetar i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pret të marrë mbështetje për kandidaturën e tij. Ai thotë se për kryetar të LDK-së mund të jenë vetëm d kandidatë.

Duke folur në RTV Dukagjini, Haziri ka thënë se teknikisht në garën për Kryetar të Lidhjes, mund të jenë vetëm dy kandidat.

“Teknikisht në garën për Kryetar të LDK’se mund të jenë vetëm dy kandidatë, dhe njëri kandidat duhet të arrihet me kompromis dhe marrëveshje. Unë pres marrëveshje, për mbështetjen e kandidatures time për Kryetar”, ka thënë ai.

Haziri ka deklaruar se LDK duhet ta heqë epitetin e partisë së pleqve, dhe se duhet të tregojë gatishmëri për marrëveshje, kompromis dhe unitet ka shtuar Haziri.

Ai ka theksuar se nuk e di nëse Isa Mustafa do të ri kandidojë për Kryetar dhe se me këmbëngulje, ka sqaruar se teknikisht do të ketë mundësi në bazë të rregullave dhe statutit të LDK’së, që në garë të dilet vetëm me dy kandidatë konsensual dhe jo me më shumë se sa që janë paraqitur deri tani.

Të ngjashme