Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka ritheksuar se vizitat dhe pritjet për ngushëllime janë të ndaluara. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos lejojnë të infektohen familjarët e tyre dhe fqinjët.
Haziri u ka thënë qytetarëve të respektojnë masat.
“#Dita265. Përkundër që javën e fundit kemi ulje të rasteve dhe më shumë të shëruar, situata në Gjilan vazhdon të jetë alarmante. Ju lutem që t’i zbatoni rekomandimet sepse bartja e maskës, higjiena dhe distanca, janë masat e vetme që nuk lejojnë bartjen e infeksionit”, ka shkruar Haziri. “Vizitat dhe pritjet për ngushëllime janë të ndaluara. Përkundër traditës dhe dhimbjes, mos lejoni që të infektohen fqinjët dhe familjarët”, ka shkruar Haziri.
Haziri ka treguar se në Gjilan që nga fillimi i pandemisë 73 qytetarë kanë humbur betejën me COVID-19, ndërsa janë 374 raste aktive, janë 65 në hospitalizim e 143 mostra në pritje të rezultateve.