Haziri: Rreth 600 mijë euro investime në ujërat e zeza në Dobërçan

Gjilan | 19 Kor 2019 | 13:00 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në konferenvcë me gazetarë te premten, ka konfirmuar nënshkrimin e memorandumit të mirëkuptimit me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në vlerë prej rreth 600 mijë euro, për investimin në tretmanin e lumit dhe investimin në rrjetin e kanalizimit në fshatin Dobërçan.

”Lajmi shumë i mirë për fshatin Dobërçan është investimi i kanalizimit dhe tretmanit të ujërave të zeza në këtë fshat që do ta fuqizoj edhe më tutje angazhimin e këtij fshati për pastërtinë dhe kujdesin ndaj ambientit. Është angazhim i përbashkët me Qeverinë për finalizimin e këtij projekti dhe me këtë rast falënderoj ministrin Fatmir Matoshi për mbështetjen në këtë projekt i cili ishte në pritje”, ka thënë kryetari Haziri.

Ai ka falënderuar banorët e fshatit për iniciativat e shumta që kanë marrë dhe kujdesin e përditshëm për pastërtinë, ambientin dhe pronën publike.

”Ky është solidaritet i plotë me fshatin Dobërçan dhe shoqatën “17 shkurti” e cila fuqishëm është mbështetur nga bashkatdhetarët tanë, që e mbajnë pastërtinë, bëjnë mirëmbajtjen dhe e ruajnë pronën publike në komunitet tash e 26 vjet. Ky është rasti që ne po hyjmë në një projekt të përbashkët për ta zgjidhur problemin kryesor dhe largimi i kanalizimit nga lumi, e kthen në përparësi absolute këtë fshat i cili është shembull dhe model i mirë i angazhimit të gjithë komunitetit atje”, ka thënë mes tjerash kryetari Haziri, derisa ka konfirmuar mbështetjen edhe në të ardhmen, thuhet në kumtesë

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme