Haziri: S’bëhemi kurrë “kukulla” të pushtetit, LDK është gardian i demokracisë

Prishtinë | 24 Sht 2022 | 19:07 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se LDK-ja nuk bëhet kurrë “kukulla” e pushtetit.

Nënkryetari i LDK-së ka shtuar se, LDK është gardian i demokracisë dhe i zhvillimit të shtetit.

“Në këtë Konventë madhështore, e konfirmojmë kështu bashkë e me unitet të plotë se ne nuk bëhemi kurrë ‘kukulla’ të pushtetit sepse nga qendra e investimeve më të mëdha publike, VV e futi Gjilanin në depresion të thellë politik e ekonomik. LDK është gardian i demokracisë dhe i zhvillimit të shtetit”, ka thënë ndër tjerash Haziri.

Postimi i plotë:

Konventa Programore e LDK-së në Gjilan, e cila ishte madhështore, dëshmoi se LDK do ta bëjë rikthimin e madh, në krye me të parin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, të cilin e falënderoi shumë për prezencën dhe mbështetjen.

Përkundër faktit që në Gjilan jemi opozitë, në mënyrë të vazhdueshme po ofrojnë këshilla dhe sugjerime, mirëpo ato nuk po dëgjohen nga pushteti i sotëm,  i cili e fituar një zyre por e ka humbur qytetarin.

Në këtë Konventë madhështore, e konfirmojmë kështu bashkë e me unitet të plotë se ne nuk bëhemi kurrë ‘kukulla’ të pushtetit sepse nga qendra e investimeve më të mëdha publike, VV e futi Gjilanin në depresion të thellë politik e ekonomik.

Është shqetësues fakti që asnjë investim i ri brenda dhjetë muajve nuk ka ndodhur deri sot në Gjilan nga kjo administratë. Po administrojnë me Komunën sic po administron me Republikun shefi i tyre politik.

Është fatkeqësi dhe zhgënjim i madh për qytetarët se ky vit është i humbur për Gjilanin. Interesi ynë është që ky vit i humbur të kompensohet me bashkëpunim e aktivizëm, duke u bazuar në rregullore dhe Ligjin për Vetëqeverisje Lokale.

Pas Konventës, së bashku me kryetarin Abdixhiku qëndruam në vizitë te fabrika për prodhimin e vajit “Floil”, vënë kurora lulesh te varri i heroit Idriz Seferi dhe te lapidarët e Shaban dhe Sami Ukshini në Zhegër dhe qëndruam në familjen e heroit, Agim Ramadani.

LDK është gardian i demokracisë dhe i zhvillimit të shtetit.

Të ngjashme