Me rastin e përfundimit të gjysmë vjetorit të parë të vitit shkollor 2020/2021, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka uruar nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit për përmbylljen me sukses të pjesës së parë të vitit shkollor.
Mesazhi i Haziri:
Të dashur nxënës, mësimdhënës, prindër e menaxherë të shkollave të Gjilanit,
Me rastin e përfundimit të gjysmë vjetorit të parë të vitit shkollor 2020/2021, shpresoj që në kushte pandemie, t’i kemi arritur objektivat tona të mësim nxënies.
Jam shumë i lumtur që infeksioni COVID-19 nuk i ka prekur në masë të madhe shkollat tona, prandaj ju falënderoj dhe ju përgëzoj për angazhimin e jashtëzakonshëm në edukimin e nxënësve të Gjilanit, duke qenë shembulli më i mirë edhe i respektimit të masave anti-COVID-19.
Shpresoj dhe uroj që në gjysmë vjetorin e dytë t’i kthehemi normalitetit dhe të punojmë me dinamikë të shtuar në arritjen e qëllimit tonë për edukimin e nxënësve të cilët janë e tashmja dhe e ardhmja jonë.
Ju uroj pushime të këndshme të gjithëve. Dashtë Zoti ta keni shëndetin dhe begatinë në familjet tuaja. Ju faleminderit.