Haziri: Si LDK, jemi mësuar me goditje të ulëta

Prishtinë | 28 Jan 2021 | 19:07 | Nga Ekonomia Online


Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se është Rugovizmi ai i cili iu pengon kundërshtarëve politikë, është familja politike e Ibrahim Rugovës e cila është bërë therë në sy për të gjitha subjektet politike.

“Fatkeqësisht, në këtë rresht kanë hyrë edhe struktura ish LDK-iste, duke e ndihmuar që përmes njerëzve që besojnë Demaçin apo politika e njerëzve që Demaçi ka lënë trashëgimi, dëshirojnë të ndodhë rrënimi i LDK-së, por kjo nuk do të ndodhë në asnjë mënyrë. LDK është e madhe”.

Sipas tij, në këtë rresht kanë hyrë edhe struktura ish LDK-iste, duke e ndihmuar që përmes njerëzve që besojnë Demaçin apo politika e njerëzve që Demaçi ka lënë trashëgimi, dëshirojnë të ndodhë rrënimi i LDK-së, por sipas tij, kjo nuk do të ndodhë në asnjë mënyrë, njofton Klan Kosova.

“Meqë jemi në prag të fillimit të fushatës zyrtare elektorale, është e kuptueshme që të nxehet pak ambienti politik, por shpresoj që nuk do të eskalojë në fushatë denigruese e poshtëruese mes nesh”.

“Si LDK, jemi mësuar me goditje të ulëta sepse është Rugovizmi ai i cili u pengon kundërshtarëve politikë, është familja politike e Ibrahim Rugovës e cila është bërë therë në sy për të gjitha subjektet politike. Ata e kanë synim dobësimin e LDK-së”.

“Fatkeqësisht, në këtë rresht kanë hyrë edhe struktura ish LDK-iste, duke e ndihmuar që përmes njerëzve që besojnë Demaçin apo politika e njerëzve që Demaçi ka lënë trashëgimi, dëshirojnë të ndodhë rrënimi i LDK-së, por kjo nuk do të ndodhë në asnjë mënyrë. LDK është e madhe”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme