Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka përjashtuar Gjilanin dhe Anamoravën nga investimet, raporton Ekonomia Online.
Ai thekson se Qeveria aktuale i ka bllokuar të gjitha projektet kapitale e zhvillimore, ndërsa shton se LDK është shpresë për qytearët.
“Qeveria në largim e përjashtoi Gjilanin e Anamoravën prej kujdesit në investime, LDK besë dhe shpresë për qytetarët. Shtabet e LDK-së Bresalc, Ponesh, Verbicë të Zhegocit, Kishnapole, Sllakoc, Gadish e Dobërçan, dëshmuan angazhimin e jashtëzakonshëm për ta bërë fitoren e madhe më 9 shkurt. Tash e katër vjet, qeveria në largim e përjashtoi nahinë tonë nga kujdesi në investime, duke i bllokuar të gjitha projektet kapitale e zhvillimore”, tha Haziri.