Haziri zyrtarizon kandidaturën për kryetar të LDK-së: Na duhet unitet, jemi e vetmja shpresë për integrimin evropian

Gjilan | 10 Mar 2021 | 13:10 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka zyrtarizuar kandidaturën tij për kryetar të LDK-së, zgjedhja e të cilit pritet të bëhet më 14 mars, raporton Ekonomia Online.

Haziri në konferencën për medie ku edhe zyrtarizoi kandidaturën tha se këto zgjedhje duhet të jenë për të afruar njëri tjetrin dhe jo për tu larguar.

“Themeluesit e LDK-së kohen e kthyen në interes vendit. Jam krenar që së bashku me gjeneratën time në dhe partia e vetme që i dhamë vendit formë e shpresë sot do të mund të zhvillohet dhe të jetë e barabartë me të gjitha. Kësaj here LDK-ja doli keq, ne e vlerësojmë shumë gjeneratat që kanë dhënë për LDK-në. Këto duhet të jen zgjedhje te LDK-së jo për të larguar të tjerët, por për të afruar ata që janë zhgënjyer”, tha Haziri.

Ai tha se LDK-së i duhet unitet dhe se kjo parti është e vetmja shpresë për integrimin evropian.

“LDK-së  i duhet unitet për ta ruajtur këtë parti që është e vetmja shpresë për integrimin evropian. Si kandidat i LDK-së jap zotimin tim për një vlerësim te drejtë, reformë të bazuar në meritë. Dhe në fund i falëm veprimtarit të LDK-së, qytetarit. 15 marsin ta kthejmë në festë për demokracinë e brendshme”, tha Haziri.

Ai ka thënë se dy kandidatët tjerë për të parin e LDK-së, Anton Quni dhe Lumir Abdixhiku janë koleg të respektuar dhe të njëjtit i ka miq.

“Nuk i shoh si rival dhe kushdo nga kolegët në këtë garë brenda familjes sonë politike që fiton këtë pozitë do ta mbështes” tha ai .

Të ngjashme