Hazrolli: Nga Konventa e LDK-së nis rrugëtimi drejt fitores së madhe

Prishtinë | 29 Maj 2026 | 09:11 | Nga Ekonomia Online

Pas mbajtjes së Konventës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, kandidati për deputet nga kjo parti Gëzim Hazrolli ka publikuar një mesazh falënderues dhe mobilizues për qytetarët, duke theksuar se mbështetja e madhe në këtë tubim është dëshmi e besimit për ndryshim dhe energji të re politike në Kosovë.

Hazrolli tha se Konventa e Lidhja Demokratike e Kosovës përfaqësoi “zërin e mijëra qytetarëve të bashkuar”, duke shtuar se aty “zyrtarisht nisi rrugëtimi drejt fitores së madhe”.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen, siç u shpreh ai, “shpresës për ndryshim, energjisë së pastër dhe vullnetit për një Kosovë më të mirë”, duke kërkuar mbështetje për përfaqësimin e tij në Parlamentin e Kosovës.

Të ngjashme