Dy punonjës të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Pejë kanë raportuar në polici se disa persona të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes në objekt
Rasti ka ndodhur mëngjesin e së premtes në rrugën “Medlin Albright” në Pejë, ku dëshmitarët kanë treguar se derisa ishin në vendin e tyre të punës, persona të panjohur kanë hedhur një mjet të improvizuar (koktej molotovi) i cili ka shpërthyer.
Si pasojë e shpërthimit, nga zjarri është përfshirë një pjesë e murit I cili më pas është shuar nga dëshmitarët e rastit.
Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se nuk është raportuar për të lënduar, ndërkaq rasti është duke u hetuar.