Heidi Lushtaku, modelja shqiptare që është e fejuar me kampionin e boksit Robin Krasniqin, ka një stil të veçantë jete.
Bukuroshja ushqehet si vegane, duke mënjanuar tërësisht konsumimin e mishit të kafshëve e produkteve të tyre, me fokus vetëm në pemë dhe perime.
Për këtë arsye, që të jetë sa më e sigurt në ato që ha, Heidi ka edhe një bahçe në fshatin e saj.
Në një fotografi që ka publikuar në Instagram, ajo shihet në mes të perimeve që ka mbjellë në tokë dhe mjaft krenare për punën e bërë.
“Fshati im, jeta ime”, ka shkruar Heidi.
https://www.instagram.com/p/BWSX9Fol5YY/?taken-by=heidi.lushtaku