Hekurudha Durrës-Prishtinë, Aliu thotë se Kosova financon pjesën e vetë, “por nuk jemi lider të projektit”

Prishtinë | 22 Nën 2024 | 11:10 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu gjatë një konference për media tha se hekurudha që lidh Prishtinën me Durrësin është 130 kilometra, raporton Ekonomia Online.

Aliu ka bërë të ditur se 30 prej tyre janë në pjesën e Kosovës dhe kryesisht në terren të rrafshët.

Ndërsa, 100 kilometrat tjera, ai tha se janë në territorin e Shqipërisë në territor malor

Ai po ashtu theksoi se kur është bërë marrëveshja mes Kosovës dhe Shqipërisë, Kosova është palë që financon pjesën e vetë, por jo të jetë lidere e projektit.

“Hekurudha Durrës-Prishtinë duhet ta kemi parasysh se duhet të ndërtohet një hekurudhë e re, e o rindërtim i hekurudhës së vjetër. Hekurudha e re është 130 kilometra, nga këto kilometra, 100 prej tyre janë në Republikën e Shqipërisë, këto 100 kilometra atje janë në territor malor, me shumë tunele e ura, ndërsa në pjesën tonë janë në terren rrafshi. Prandaj kur e kemi bërë marrëveshjen me Shqipërinë, ne jemi si palë e cila financon pjesën e vet, por nuk mundet me qenë lider i projektit”, tha ministri Aliu.

Të ngjashme