Helikopteri i Ambulancës Turke gjatë një fluturimi stërvitor u rrëzua në çatinë e një spitali në lagjen Menteşe të provincës Mugla, në jugperëndim të vendit, duke vrarë katër persona, raportojnë mediat turke.
Në vendin e aksidentit kanë shkuar ekipe të shumta zjarrfikëse, shëndetësore, policore dhe të Shërbimeve të Urgjencës Turke (AFAD), njoftoi Shërbimi Publik Turk (TRT), transmeton euronews.al.
Guvernatori i provincës Mugla, Idris Akbik, ka shkuar në vendin e aksidentit dhe ka konfirmuar për mediat turke se kanë humbur jetën dy pilotë, një mjek dhe një pjesëtar i personelit të ambulancës .
Ai tha se mjegulla e dendur ishte e pranishme në të gjithë rajonin dhe konfirmoi se “nuk ka pasur probleme në spital pas rrëzimit të avionit” .