Kampioni i Kosovës në hendboll (femrat), Istogu, nuk ia ka dalë të rezistojë fare në ndeshjen e parë të rrethit të parë të Kupës së EHF-së.
Të premten pasdite në Bjellorusi, Istogu humbi nga Gomeli vendas me rezultatin e lartë, 45:13.
Në të vërtetë është vlerësuar edhe para ndeshjes se Istogu nuk ka gjasa ndaj klubit të madh bjellorus, transmeton Koha Ditore.
Kjo edhe u konfirmua në ndeshje. Esma Muratoviq shënoi shtatë gola për Istogun, ndërsa ajo kishte gjithsej 19 tentime.
Tri gola i shënoi Suzana Ujkiq, ndërsa dy Albina Rugova. Ndeshja e dytë, që pritet të jetë vetëm formalitet, zhvillohet të shtunën (16:00).
Istogu për herë të tretë luan në Evropë dhe për herë të parë në Kupën e EHF-së. Vjet kaloi një rival në Challenge Cup.