Thierry Henry është tallur me Portugalinë pas triumfit në Kampionatin Evropian
I ftuar në studion e televizionit britanik, BBC, në rolin e analistit për Kampionatin Evropian, ish sulmuesi i Francës, Thierry Henry, komentoi, me jo pak rezerva faktin që një skuadër e renditur e treta në fazën e grupeve, triumfoi në turneun më të rëndësishëm të futbollit kontinental.
Henry ka ngacmuar Portugalinë duke thënë se fitorja e Shqipërisë është më e bukur se titulli i portugezëve.
“Një fitore entuziazmuese si ajo e Shqipërisë, në një stadium të veshur kuqezi dhe këndonte shqip, e që bëri krenar një popull të tërë, është më mirë sesa titulli Evropian i fituar pa shkëlqim nga Portugalia”, tha Henry.
“Kur lejon vendin e tretë të grupit të kualifikohet, skuadrat e kanë të qartë që edhe tre barazime mund të mjaftojnë. Megjithatë, jam më tepër i lumtur të shoh Shqipërinë kur fiton ndeshjen, apo atë çfarë bëri Islanda në Euro 2016. Mendoj se rregullat e reja mbytën fazën e grupeve në Evropian”, shtoi ish sulmuesi i Arsenalit e Barcelonës.