Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry pritet të marrë drejtimin e skuadrës së Aston Villas.
Mediat britanike kanë raportuar në mëngjesin e sotëm se ish lojtari i njohur do të marrë drejtimin e ekipit të madh anglez, Aston Villa.
Trajneri aktual i Villas, Steve Bruce mund të largohet nga klubi, ndërsa Henry është gati të marrë përsipër pozicionin e tij, shkruan KsP.
Henry, i cili ka punuar si ndihmës trajner i Belgjikës në Kupën e Botës, ka lënë postin e tij si analist në Sky Sports.
Ylli francez tashmë e ka bërë të qartë se tani synon të hyjë në menaxhimin e ndonjë skuadre dhe me shumë mundësi ai do të jetë trajner në Championship edicionin e ardhshëm.