Fituesi i Kupës së Botës, Lucas Hernandez, zbuloi të hënën se si transferimi i tij rekord te Bayern Munich u shndërrua në një makth me lëndime të përsëritura dhe kërcënimin e një dënimi me burg në Spanjë, transmeton EkonomiaOnline.
Mbrojtësi u bë lojtari më i shtrenjtë në historinë e Bundesligës kur iu bashkua Bayernit nga Atletico Madrid në vitin 2019 për 80 milionë euro (90 milionë dollarë).
Por 25-vjeçari tha se një sërë lëndimesh e izoluan atë nga shokët e tij të skuadrës dhe ai gjithashtu duhej të merrej me problemet gjyqësore në Spanjë.
“Ato nuk ishin vite të lehta”, tha Hernandez në një intervistë për revistën gjermane Kicker.
“Isha i lënduar për një vit e gjysmë të parë dhe ishte padyshim momenti më i keq i karrierës sime. Fillimisht mungova gjashtë muaj, më pas luajta dy muaj dhe pastaj pata përsëri katër muaj jashtë.”