Janë bërë tashmë tri ditë prejse Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që ta rrisë taksën ndaj produkteve të Serbisë nga 10 për qind sa ishte në 100 për qind. Por pavarësisht faktit që një vendim i tillë nxiti reagime të shumta presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka zgjedhur heshtjen, duke mos u deklaruar fare rreth këtij vendimi , shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Janë bërë tashmë tri ditë prejse Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që ta rrisë taksën ndaj produkteve të Serbisë nga 10 për qind sa ishte në 100 për qind. Por pavarësisht faktit që një vendim i tillë nxiti reagime të shumta presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka zgjedhur heshtjen, duke mos u deklaruar fare rreth këtij vendimi.
Zyra e kreut të shtetit nuk kanë pranuar të flasin rreth kësaj çështjeje. Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se presidenti qëllimisht ka vendosur të mos deklarohet, pasi që sipas tyre përplasja me Qeverinë në këto momente do t’ia ulte atij popullaritetin. Megjithëkëtë, ata vlerësojnë se Thaçi është kundër vendosjes së kësaj takse, pasi nuk e kishte mbështetur as taksën e vendosur prej 10 për qind, e cila ishte vendosur para pak javësh nga Qeveria.