Ka përfunduar mbrëmë fushata zgjedhore në katër komunat e veriut të Mitrovicës, tani ka nisur heshtja zgjedhore.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbahen në katër komunat veriore Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore, pasi kryetarët e tyre dhanë dorëheqje pas tarifës prej 100% të vendosur nga Qeveria e Kosovës.
Të drejtë vote kanë 58 520 votues, ndërsa Komisionin Qendror të Zgjedhjeve pritet të angazhoi 670 komisionerë në 44 qendra të votimit në gjithsej 87 vendvotime.
Kanditatët për kryetare garojnë nga PDK, Vetëvendosje dhe Lista Serbe.