Hetim për Gazën, OKB: Përse u vranë 16 palestinezë

Prishtinë | 31 Mar 2018 | 14:59 | Nga

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, kërkoi një hetim të pavarur mbi vdekjen e 16 palestinezëve të vrarë, sipas zyrtarëve atje, gjatë përleshjeve me ushtarët izraelitë.

Të plagosurit janë me qindra. Ky bilanc e bëri të premten ditën e vetme me vdekjeprurëse të konfliktit izraelito-palestinez që prej luftës së Gazës në 2014-ten.

Këshilli i Sigurimit, i mbledhur me urgjencë, e dënoi ashpër dhunën e përdorur në terren e duke parashikuar rrezikun e një përshkallëzimi të saj gjatë ditëve në vazhdim, bëri thirrje që të mos shënjestrohen civilët e sidomos fëmijët.

Izraeli, tha zëvendësdrejtori i çështjeve politike në OKB, Taye-Brook Zerihoun duhet të respektojë përgjegjësitë e tij lidhur me të drejtat ndërkombëtare të njeriut dhe ligjin humanitar.

Në një deklaratë të shkruar përpara takimit, ambasadori i izraelit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Danny Danon, fajësoi Hamasin për gjakderdhjen duke ia faturuar përgjegjësinë grupit militant që kontrollon Rripin e Gazës. Por presidenti i autoritetet palestinez Mahmud Abaz e bëri të qartë se autoritetet izraelite janë ato që mbajnë përgjegjësi të plotë për vdekjet e së premtes.

Të ngjashme