Hetime për vdekjen e dy personave në Prishtinë

Prishtinë | 14 Jan 2025 | 10:32 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të vdekjes në Prishtinë, për të cilat kanë nisur hetimet, raporton Ekonomia Online.

“13.01.2025-11:36.  Viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke hetuar”, thuhet në raport.

Ndërsa, po në Prishtinë është raportuar dhe për një rast tjetër ku viktima mashkull është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.

“Është raportuar se është gjetur pa shenja jete në banesën e tij viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante si dhe njësia e emergjencës të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, njofton Policia në raportin 24 oërsh .

Të ngjashme