Agnes Callamard i cili është udhëheqës i grupit për të hetuar vrasjen e dyshimtë të gazetarit Jamal Khashoggi në konsullatën sauditë në Stamboll, ka thënë se vrasja e këtij të fundit ishte planifikuar nga zyrtarë shtetërorë të Arabisë Saudite.
Ky grup ekspertësh është autorizuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.
“Vrasja e Jamal Khashoggi ishte planifikuar dhe kryer nga zyrtarë shtetërorë të Arabisë Saudite”, ka thënë Callamard.
Kujtojmë se gazetari saudit Jamal Khashoggi ka punuar si kolumnist për Washington Post dhe ka qenë kritik i ashpër i zyrtarëve shtetërorë të Arabisë Saudite.
Më 2 tetor të vitit 2018, ai ka hyrë në konsullatën sauditë në Stamboll të Turqisë për të nxjerrë disa dokumente dhe nuk është parë duke dalë nga aty.