Hetohet rasti i penjve kirurgjikë të QKUK-së që përfunduan në klinika private

Prishtinë | 30 Jan 2017 | 08:01 | Nga

Zinxhiri i shpërndarjes së penjve kirurgjikë nga Barnatorja Qendrore deri tek klinikat në Qendrën klinike universitare të Kosovës (QKUK) ishte shkëputur më 2013.

Në vend se të përdoreshin nga mjekët e sistemit publik për operacione, penjtë ishin përdorur në klinika private.

Tenderi aso kohe buxhetit të shtetit i kishte kushtuar qindra e mijëra euro.

Në QKUK thonë se nuk kanë ide se si kanë mundur të vidhen penjtë kirurgjikë, por burime të gazetës në Policinë e Krimeve Ekonomike kanë thënë se janë në përfundim të një hetimi rreth mënyrës se si kanë përfunduar penjtë në klinikat private të mjekëve.

Policia e Kosovës nuk ka dhënë detaje për këtë çështje. Por nga një dokument që posedon gazeta rezulton se disa zyrtarë të QKUK-së po hetohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.(Koha Ditore)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme