Për nderë të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve , HIB Petrol ka organizuar një ngjarje për fëmijët e punëtorëve të kësaj kompanie, raporton Ekonomia Online.
Asistentja e Marketingut në HIB Petrol dhe organizatorja e këtij aktiviteti, Frosina Islami, tha se për nderë të ditës së fëmijëve kanë organizuar aktivitete të ndryshme.
“HIB Petrol e ka pa të arsyeshme me e bë një mini festë për të gjithë fëmijët e punëtoreve tanë, e dimë që HIB Petrol ka të punësuar mbi 1000 punëtorë, ka qenë ndoshta e pamundur me i grumbulluar të gjithë mirëpo jemi munduar pak a shumë me i sjellë shumicën e tyre kush ka pas kohë, edhe kush ka pas dëshirë me qenë këtu pranë neve”, ka thënë ajo për Ekonomia Online.
“…Përveç muzikës kemi organizuar ca ushqime të vogla dhe i kemi sjellur disa personazhe të dashura për fëmijë, ka qenë shumë e rëndësishme për ne pasi edhe si virtyt primarë i kompanisë gjithmonë ka qenë mirëqenia e rrethit ku jetojmë dhe operojmë si dhe mirëqenia e atyre që kontribuojnë më së shumti për neve pra punëtorëve tanë. Rreth orës 13:00 kemi live lojën shpërblyese, lojë të cilën e organizojmë çdo muaj”, tha ajo.
Ndërsa disa nga fëmijët thanë se janë argëtuar shumë gjatë këtij aktiviteti të organizuar nga Hib Petrol.
Kron Salihu ndihet shumë i gëzuar me festën që ua bëri HIB-i.
“Sot kemi kaluar shumë mirë tek HIB Petrol, dhe kemi vizituar zyrat e prindërve, kemi kërcyer kemi bërë shumë aktivitete të ndryshme”, tha ai.
Edhe Doa Reçica tregon për kënaqësinë që përjetuan gjatë këtyre lojërave.
“Jemi kënaqur, kemi kërcyer edhe kemi kënduar”
Ngjashëm shprehet edhe Intuita Xhaferi.
“Ne kemi kaluar mirë, kemi kënduar kemi luajtur dhe kemi ngrënë”, tha ajo për Ekonomia Online.
Fëmijët po argëtohen me lojëra të ndryshme dhe muzikë ndërkaq në orën 13:00 do të ketë lojëra shpërblyese.