Hib Petrol përmbyll 30-vjetorin, thonë se mbesin të përkushtuar ndaj klientëve

Prishtinë | 27 Dhj 2018 | 13:23 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

“Hib Petrol” ka mbajtur ndejën e fundvitit me gazetarë, raporton Ekonomia Online. Ibrahim Bucaliu pronar i “Hib Petrol” tha se qëllimi i tij që nga fillimi ka qenë ndërtimi i marrëdhënieve të shëndosha me klientët dhe partneret afaristë.

“Unë si themelues i korporatës jam munduar që të ndërtoj marrëdhënieve të shëndosha me konsumatorin dhe të gjithë partneret afaristë ketë vazhdoj ta bëjë edhe sot dhe kjo është bërë shtylla e korporatës tonë”.

“Sot kur po jetojmë në një botë të shpejt, ju media luani një rol të madh, mirëpo në këtë botë të shpejt po harrojmë rëndësinë kontaktin e drejtpërdrejtë”, tha ai.

“Hib Petrol” është ndër taksapaguesit më të mëdhenj në Kosovë dhe  këtë vit ka shënuar 30-vjetorin e themelimit.

Të ngjashme