“Hidromorava” e Gjilanit me plan për ndërtimin e pendës në Llapushnik

Prishtinë | 21 Qer 2019 | 08:49 | Nga Ekonomia Online

Me planin zhvillimor komunal të Gjilanit 2016-2015+ishte paraparë ndërtimi i pendës në Llapushnik, që shtrihet në afërsi të fshatit Pogragjë. Ajo parashihet të jetë burim i ri i furnizimit me ujë për një pjesë të banorëve të Gjilanit, mirëpo programi i tillë zhvillimor nuk ishte realizuar. Mirëpo rënia e nivelit të ujit në Pendën e Perlepnicës, që ka shkaktuar vështirësi në furnizimin me ujë të qytetit, e ka detyruar kompaninë rajonale të ujësjellësit “Hidromorava” të shqyrtojë ndërtimin e pendës së Llapushnikut, për të cilën janë të bindur se ka ujë të mjaftueshëm për furnizimin e konsumatorëve.

Kryeshefi ekzekutiv i kompanisë, Muhamed Suliqi, deklaron se duhet të sigurohen burime të reja të ujit me qëllim fuqizimin e kapaciteteve për furnizim. Ai thotë se Gjilani do të mbetet i varfër në këtë aspekt në qoftë se nuk investohet edhe në ndërtimin e pendës në Llapushnik. Thotë se për kapacitet e pendës së Llapushnikut duhet të realizohet studimi i fizibilitetit, ku do të shpaloset edhe kostoja financiare e ndërtimit.“I kemi 235 litra në sekondë dhe jo sikurse Gjakova dhe Prishtina që i kanë nga 500 litra në sekondë, sepse nuk kemi burime të mjaftueshme të ujit.”, ka thënë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme