Higuain dhe Khedira nuk pranojnë të largohen nga Juventusi, shkaku i pagave të larta

Prishtinë | 16 Gus 2020 | 10:00 | Nga Ekonomia Online

Juventusi është i vendosur të bëjë ndryshime të mëdha në skuadër, posaçërisht për t’i zvogëluar shpenzimet në pagat e futbollistëve, por dy prej lojtarëve më të paguar në klub, Gonzalo Higuain dhe Sami Khedira s’e kanë ndërmend të largohen.

Blaise Matuidi pranoi ta ndërpresë kontratën para kohe dhe iu bashkua Inter Miamit në MLS ditë më parë, transmeton Gazeta Express.

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve në 1/8 e finales kundër Lyonit, Juve i nisi ndryshimet duke e shkarkuar menjëherë trajnerin Maurizio Sarri dhe tani dëshiron ta zvogëlojë moshën mesatare në skuadër si dhe faturën e pagave.

Prandaj lojtarë si Matuidi, Khedira dhe Higuain janë të parët të cilët trajneri i ri Andrea Pirlo dëshiron t’i heqë qafe.

Por, sipas Corriere dello Sport, Khedira dhe Higuain janë duke refuzuar t’i ndërpresin kontratat para kohe.

Higuain i fiton 7.5 milionë euro në sezon, ndërsa Khedira 6 milionë euro.

Të ngjashme