Gonzalo Higuain do të largohet nga Juventusi si futbollist i lirë.
Drejtuesit e Juventusit dhe menaxheri i lojtarit tashmë kanë nisur bisedimet për shkëputjen e kontratës.
32-vjeçari është në vitin e fundit të kontratës me Juventusin, por nuk do të mbetet në Torino. Edhe trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, i ka bërë të ditur lojtarit se mund të largohet.
32-vjeçari, sipas mediave italiane, karrierën mund ta vazhdojë në SHBA. Skuadra e udhëhequr nga ish-mesfushori David Beckahm, Inter Miami, synon transferimin e argjentinasit.