Ish-sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton, ka nderuar kryeministrin shqiptar Edi Rama, duke i dhuruar Çmimin e Pionierit Global.
E gjithë kjo u bë në një ambient në New York, në një ceremoni me plotë të pranishëm, ku mes tyre, Clinton u shpreh se qeverisja e Ramës, duke iu shtrirë dorën e ndihmës refugjatëve afganë, duhet të jetë frymëzim për të vepruar.
”Tani shumë liderë ndërkombëtarë nuk ishin të gatshëm ta bënin shumë, edhe kur iu kërkua, gjithnjë në rastin kur u përgjigjën pozitivisht, angazhimet që morën ishin të vogla”.
”Megjithatë pati një numër të vogël, që për fat të keq, udhëheqësish, që u shprehën në jë kohë nevoje të madhe, në krye të kësaj liste është kryeministri Edi Rama”.
”Kryeministri Rama kuptoi thuajse instiktivisht sa e rëndësishme ishte të shtrinte dorën, të thoshte ‘’Po’’”.
”Kryeministri Rama hapi dyert e Shqipërisë njerëzve nga Afganistani, kryesisht, grave në nevojë, falë udhëheqjes së tij dhe përpjekjeve të qeverisë shqiptare, më shumë sesa 1000 të evakuuar afganë janë të sigurt në Shqipëri”.
”Në një kohë kur në gjithë globin tonë të drejtat dhe sigurua e grave janë në momente të vështira, angazhimi i kryeminsitrit Rama për të çuar përpara mirëqenien, mundësitë në Shqipëri dhe afganët tjerë, duhet të na frymëzojë të gjithëve për të vepruar”.