Hillary Clinton ka thënë për një transmetues shtetëror australian, se shefi i WikiLeaks, Julian Assange, është vegël e Rusisë.
Clinton tha në intervistë se spiuni australian ishte bërë një “oportunist nihilist që realizon ofertat e diktatorit”, presidentit rus, Vladimir Putin.
“Ai është vegël e inteligjencës ruse, dhe nëse ai është martir i fjalës së lirë, përse WikiLeaks nuk publikon asgjë për Rusinë?”, ka thënë Clinton.
Assange në anën tjetër, i ngujuar në ambasadën e Ekuadorit në Londër, i është përgjigjur intervistës së Clintonit përmes rrejtit social Twitter, duke thënë se ajo “nuk është person i besueshëm”.
Clinton ishte ankuar rreth publikimeve të WikiLeaks gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2016-të.
Në vitin 2012, drejtori i atëhershëm i CIA-s, Mike Pompeo, pati shpallur WikiLeaks-in “shërbim inteligjent armiqësor” dhe kërcënim për sigurinë e Shteteve të Bashkuara.