Bill dhe Hillary Clinton sot festojnë 45-vjetorin e martesës

Prishtinë | 11 Tet 2020 | 15:45 | Nga Ekonomia Online

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton dhe bashkëshortja e tij Hillary Clinton, sot festojnë 45-vjetorin e martesës.

Njoftimi është bërë nga Hillary në një postim në Facebook.

Ish-sekretarja e Shtetit të SHBA-ve ka thënë se edhe pas 45-vjetësh Bill mbetet shoku më i mirë.

“Dyzet e pesë vjet. Asnjëherë një moment i shurdhër, dhe ti je akoma shoku im më i mirë. Të dua, Bill”.

Ndryshe familja Clinton njihen si përkrahës të mëdhenj të çlirimit dhe pavarësimit të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme